Aksidentohet për vdekje legjenda e boksit, Whitaker

1 muaj më parë

Aksidentohet për vdekje legjenda e boksit, Whitaker

Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave, ka humbur jetën në orët e vona të së dielës, pasi është goditur nga një veturë në Virginia Beach. Ai ishte 55-vjeçar.

Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar, por mësohet se Whitaker është goditur nga një veturë rreth orës 22:00 të dielën, shkruan sot Koha Ditore.

“Kur policët erdhën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend të ngjarjes nga lëndimet e marra. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, ka thënë zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder.

I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte grushtin më të fortë, atë të majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.