Aksident trafiku në Gjermani, humb jetën i riu nga Kosova, bashkë me vajzën 6-muajshe
2 muaj më parëAksident trafiku në Gjermani, humb jetën i riu nga Kosova, bashkë me vajzën 6-muajshe
Një i ri nga Kosova ka vdekur bashkë me vajzën e tij 6-muajshe në aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Gjermani. Janë Elvis dhe Luana Muçaj me origjinë nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Deçanit, ku ka shprehur edhe ngushëllime për familjen Muçaj.
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij, Luana, 6- muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfshatarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit.