Aksident me fatalitet në Podujevë

3 vite më parë

Aksident me fatalitet në Podujevë

Mbrëmë rreth orës 19:30, në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi A3” dhe vetura e tipit  “Golf II”, që të dyja  me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve pasi që është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për A. Z. 43 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK. Ndërsa personi tjetër i lënduar është B. Z. 13 vjeçare, e cila pasi ka marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, është liruar nga QKUK-ja.

Lidhur me këtë aksident një person është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.