Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

1 muaj më parë

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Më saktësisht aksidenti ka ndodhur në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, përveç dëmeve materiale të cilat shihen në fotografi akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Siç shihet dhe nga fotografitë një kamion është dëmtuar shumë, duke tejkaluar kështu edhe korsinë në të cilin po ngiste.

Për informacione zyrtare lidhur me këtë aksident, Gazeta Express ka telefonuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë thënë se do të përgjigjen pas pak.