Aksident i rëndë automobilistik në Angli (Foto)

2 vite më parë

Aksident i rëndë automobilistik në Angli (Foto)

Një aksident i rëndë automobilistik me një bilanc mjaft tragjik ka ndodhur në një nga nyjet kryesore të Anglisë që lidh veriun dhe jugun e vendit.

Tetë persona rezultojnë se kanë vdekur dhe katër janë plagosur rëndë kur dy maune të mëdha dhe një minibus janë përfshirë në aksident në Anglinë qendrore rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës.

Makinat ishin duke ecur në të njëjtin drejtim, ndërkohë që minibusi, sipas dëshmitarëve, ka përfunduar poshtë mauneve. Dy persona janë arrestuar për këtë aksident të rëndë.

Rreth 5 milionë shoferë mendohet se do të qarkullojnë nëpër rrugët e Britanisë gjatë të shtunës për shkak të fundjavës së gjatë, pasi që e hëna është ditë pushimi dhe shumë familjarë udhëtojnë drejt pjesëve të ndryshme të ishullit.

Në kushtet kur shumë nga linjat hekurudhore janë të bllokuara për shkak të riparimeve, rrugët e Britanisë janë tejet të ngarkuara me udhëtarë, të cilët makinën e kanë si opsion të vetëm për të udhëtuar larg qendrave të tyre të banimit.

Mendohet se koha e ngrohtë këtë fundjave ka bërë që 17 milionë britanikë të shkojnë me pushime dhe udhëtimet një ditore gjate kësaj fundjave në pjesë të ndryshme të vendit.