AKR: Sondazhet e porositura fshehin realitetin

3 vite më parë

AKR: Sondazhet e porositura fshehin realitetin

Aleanca për Kosovën e Re (AKR) ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin sondazh VV doli partia e parë në vend, ndërsa AKR nuk ka arritur më shumë se 4 për qind të votave.

“Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare”, thuhet në komunikatë.

Sipas AKR-së, këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi.

“AKR është e bindur se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezantuar sot dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes”.

Sipas AKR-sw, wshtë jashtë çdo logjike dhe realiteti politik në vend, që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatërrimin e shtetit të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit.

“AKR fton strukturat e veta që të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme, me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AKR-së.

Fjalët Kyçe: