AKR-ja e mohon se është bërë pjesë e Qeverisë Hoti

3 muaj më parë

AKR-ja e mohon se është bërë pjesë e Qeverisë Hoti

Sot gjatë ditës në media është raportuar se partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli i është bashkuar qeverisë së koalicionit, LDK – AAK – Nisma dhe minoritetet.

Gazeta Express ka kontaktuar AKR-në për të parë nëse një lajm i tillë është i vërtetë, tash kur në vend po flitet për qeveri të unitetit pas zhvillimeve me Specialen dhe dialogun.

Megjithatë, në partinë e Pacollit thonë se pavarësisht se vendit i duhet unitet, ky lajm nuk është i vërtetë.

“Përkundër faktit që Kosovës i nevojitet unitet, ky lajm nuk është i vërtetë”, ka thënë Jetlir Zyberaj nga AKR-ja.

Sot gjatë ditës në disa media është raportuar se AKR-ja përveç që hyn në Qeveri, tashmë edhe Ministria e cila do t’i takonte është caktuar.

Pas lajmit për aktakuzat nga Specialja dhe zhvillimet me dialogun në Kosovë ishte folur mundësia e një qeverie të unitetit ku do të bashkoheshin edhe PDK-ja e AKR-ja.

Deri më tani dy partitë kanë mohuar këto raportime duke bërë të ditur se nuk kanë plane që t’i bashkohen koalicionit qeverisës. /Express/