AKP-ja, 110 milionë euro për punëtorët

3 vite më parë

AKP-ja, 110 milionë euro për punëtorët

Më shumë se 110 milionë euro i ka shpërndarë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nga fillimi i procesit të privatizimit e deri më tash në emër të 20 përqindëshit për ish-personat që kane qenë punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore (NSH) deri në momentin e privatizimit.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke e ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, do ta bëjë shpërndarjen e fondeve të 20%-shit të dedikuara për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore.

“Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre  ndërmarrjeve shoqërore, kurse shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është mbi gjysmë milioni euro, 595,342.65€ /Zëri

Fjalët Kyçe: