AKI apelon: Mos publikoni materiale të paautorizuara

3 vite më parë

AKI apelon: Mos publikoni materiale të paautorizuara

Pas raportimeve në media se do të publikohen materiale në lidhje me rastin e Murat Jasharit, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka bërë thirrje që të mos publikohen informacione të paautorizuara.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duke marrë parasysh rrethanat që janë krijuar me ngjarjen e fundit, e ku përmenden të dhëna që kanë dalë nga AKI, deklaron zyrtarisht se, asnjë nga të dhënat e publikuara nuk është e vërtetë, dhe së këndejmi thërret mediet dhe opinionin publik për maturi që të mos shpërndajnë asgjë të paautorizuar!”, thuhet në njoftim të AKI-së.

Kjo agjenci e kualifikon këtë si një fakt në dëm të sigurisë kombëtare dhe se për çdo gjë që AKI ka për të deklaruar, këtë e bën vetëm përmes adresës elektronike zyrtare dhe faqes zyrtare në internet (www.aki-rks.org).

Në anën tjetër, Policia e Kosovës nuk ka preferuar të shpreh ndonjë qëndrim pas lansimit të lajmit se AKI pretendon se informacionet po rrjedhin prej saj./AktivPress

Fjalët Kyçe: