“Air Force Two” përplaset me një tufë zogjsh, avioni me Mike Pence në bord bën ulje emergjente

1 muaj më parë

“Air Force Two” përplaset me një tufë zogjsh, avioni me Mike Pence në bord bën ulje emergjente

Zv.presidenti i SHBA, Mike Pence ka kaluar momente paniku, pasi avioni “Air Force Two”, me të cilin po udhëtonte, u detyrua të bënte një ulje emergjente pas një goditje të fortë me një tufë zogjsh.

Aeroplani që kishte në bord zv.presidentin e SHBA u detyrua të kthehej në një aeroport të New Hampshire menjëherë pas ngritjes nga Washington D.C.

Sipas CNN, Pence dhe anëtarët që ishin në bord nuk u lënduan dhe zbritën të sigurt në tokë.