Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Po i kryej punët që ti s’munde

4 vite më parë

Ahmeti i përgjigjet Mustafës: Po i kryej punët që ti s’munde

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka qëndruar indiferent kundrejt kritikave që i janë drejtuar nga LDK-ja për mënyrën e qeverisjes së komunës.

Si shkas për reagim, ai ka marr deklaratat e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se projektet që po realizohen në Prishtinë janë nisur në kohën kur ai ka qenë kryetar komune.

Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

“Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat.

Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim.

13 vjet nuk arritën me i realizu e na i kanë lënë neve me i përfundu.

Edhe lufta ndaj korrupcionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal. Hajgare!

I falënderoj qytetarët e Prishtinës që në vitin 2013 e ndalen projektin e shkatërrimit të Prishtinës” (sic.), ka shkruar Ahmeti.”/AktivPress