Agon Amiga po i çmend të gjithë! Është larguar nga Babastars, apo jo?

2 muaj më parë

Agon Amiga po i çmend të gjithë! Është larguar nga Babastars, apo jo?

Babastars ka qenë tema më e komentuar e kohëve të fundit nga faqet rozë. Largimi i Cozman dhe Skivit shtoi dyshimet se grupi po shpërbëhet pasi përflitej se reperi Agon Amiga do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Ai, së bashku me Getoar Selimin themeluan grupin para 20 vitesh dhe ia doli të ishte ndër më të mirat në tregun muzikor. Agoni po i bën lëmsh të gjithë me postimet në rrjete sociale.

Së fundmi ka publikuar një video në Instastory ku paralajmëron hitin e ri, që do publikohet në kanalin zyrtar të Babastars në Youtube.

Nuk dihet nëse ai ka vendosur që të mos krijojë kanal pas largimit nga Babastars apo vijon të mbetet pjesë e grupit. Më parë, Agoni solli një projekt muzikor që u duk si diss për Getoarin, të cilin nuk e ndjek as në rrjete sociale.

Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë me të famshmit “BABASTARS”!