Agollit i jepet sot lamtumira e fundit

4 vite më parë

Agollit i jepet sot lamtumira e fundit

Mjeshtrit të  letrave shqipe, Dritëro Agolli, sot i jepet lamtumira e fundit.

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e Dritëro Agollit, të cilat do të mbahen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:30-13.00.

Akademiku dhe shkrimtari i i njohur  u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare.

Jeta dhe vepra e tij i kanë dhënë botës shqiptare aq shumë dashuri dhe virtyt sa emri dhe nderimi ndaj tij do të mbijetojë nëpër kohëra.

Vdekja e shkrimtarit është pritur me pikëllim nga lexuesit, shkrimtarët dhe nga politikanët./AktivPress