Agjenti i Lukakus e konfirmon interesimin e Interit

5 muaj më parë

Agjenti i Lukakus e konfirmon interesimin e Interit

Agjenti i Romelu Lukaku, Federico Pastorello, e ka konfirmuar që Interi dëshiron ta transferojë belgun, sipas The Independent.

Lukaku është përfolur për një largim nga Manchester United, që kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij.

“Kalimi i Lukakut te Interi do të ishte një ëndërr – e vështirë për ta realizuar – por besoj që asgjë s’është e pamundur”, ka thënë Pastorello për The Independent.

“Nuk është e pamundur dhe Interi po provon fort”, ka shtuar ai.