Afaristët suedez interesohen për investime në Kosovë

3 vite më parë

Afaristët suedez interesohen për investime në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim afaristët nga Suedia, Kohan Skans, Jonathan Karlsson dhe Bedri Isa, përfaqësues të kompanisë Skogslunds Metallgjuteri AB.

Në takim u diskutua për mundësitë e investimeve nga kjo kompani në Kosovë. Ministrja Bajrami i njoftoi afaristët nga Suedia lidhur me mundësitë e mira që ofron Kosova për investitorët e huaj. Më tej, ajo njoftoi bashkëbiseduesit për reformat ekonomike që ka ndërmarrë Kosova në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes.

Në anën tjetër, afaristët nga Suedia falënderuan ministren Bajrami për pritjen dhe thanë se janë të inkurajuar nga zhvillimet pozitive të ndodhura në Kosovë. Ata shprehën interesimin e tyre për të investuar dhe thanë se Kosova ofron mundësi shumë të mira për investime./AktivPress