“Aeroplani” që iu erdhi protestuesve nga objekti i ministrisë

1 muaj më parë

“Aeroplani” që iu erdhi protestuesve nga objekti i ministrisë

Banorët e Busavatës të komunës së Kamenicës janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit për ta kundërshtuar reformën e iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale.

Ndonëse, askush nga MASHT-i nuk doli që t’i takojë protestuesit, këtyre të fundit iu erdhi një “aeroplan” i krijuar nga letra që brenda kishte një mesazh për ta.

“Zyrtarët e MASHT janë në zorin e tyre (sikur ju) nga injoranca qeverisëse”, shkruan në letrën që është lëshuar nga katet e sipërme të objektit ku ndodhet Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndonëse, ky mesazh erdhi nga objekti i MASHT-it nuk dihet se kush e ka shkruar atë, njofton Klan Kosova.