Adem Mikullovci: Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat – Teatri jonë Leze, u mbyll

2 muaj më parë

Adem Mikullovci: Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat – Teatri jonë Leze, u mbyll

Aktori i njohur Adem Mikullovci ka bërë një dedikim shumë emocional për miken e tij Leze Qena e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Mikullovci, që ka luajtur shumë role përkrah Qenës, ka kujtuar takimin e fundit që ka pasë me të.

Ai tha se mes të qeshurave kanë folur se kush nga ata të dy do t’i bashkohet i pari aktorit tjetër të njohur dhe bashkëshortit të Lezes, Xhevat Qenës – që ka ndërruar jetë vite më parë.

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka shkruar Mikullovci në shkrimin e tij shumë prekës.

Postimi i plotë i Adem Mikullovcit në Facebook:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..!

A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze -u mbyll.