Adelina jep një lajm për Rina Balajn

1 javë më parë

Adelina jep një lajm për Rina Balajn

Rina Balaj ka pak kohë që u largua në heshtje nga rrjetet sociale.

Tashmë ish-menaxheri i saj, Met Elshani, përmes një postimi kishte deklaruar se ajo ka thënë se dëshiron të pauzojë për një kohë dhe se është larguar nga “On Records”.

Por, e gjithë kjo heshtje duket se po e kthen fuqishëm atë në skenë, pasi Adelina Ismaili paralajmëron se Rina ka një sekret dhe po vjen me diçka të re, shkruan lajmi.net.

“Mmm-mm diçka po vjen, diçka po vjen. E dashura ime ka një sekret”, ka shkruar ajo.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit Rina Balaj.

Image