Adelina fotografohet në momente romantike me bashkëshortin në Bullgari

1 muaj më parë

Adelina fotografohet në momente romantike me bashkëshortin në Bullgari

Adelina Tahiri u fotografua duke shkëmbyer puthje pasionante me bashkëshortin.

Adelina Tahiri po pushon në Bansko të Bullgarisë, ndërsa nuk kanë munguar fotografitë për fansat, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo postoi një imazh, në të cilin shfaqet duke u puthur me Serjozhën, teksa po pushonin pas skijimit.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Joni.

Këngëtarja tash e një kohë nuk është pothuajse aspak aktive në muzikë, por po punon në biznesin personal.