Abrashi thotë se linja 10-të do të ndërlidhë Kosovën me rajonin

2 muaj më parë

Abrashi thotë se linja 10-të do të ndërlidhë Kosovën me rajonin

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi i shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, Xhevat Ramosaj, ka inspektuar punimet e hekurudhës së Kosovës në linjën 10.

Abrashi theksoi se tash është fillimi i fazës së parë të punimeve. Tha gjithashtu se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin i cili i paraprinë edhe zhvillimit ekonomik, dhe ndërlidhjes së Kosovës me rajonin.

Linja e 10-të hekurudhore do të përfshijë linjat Fushë-Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Serbi me një investim rreth 94 milionë euro.

Abrashi tha se përkundër pandemisë, do të përpiqet që faza e parë e këtij projekti të realizohet në kohë rekorde.

Abrashi deklaroi se pas përfundimit të fazës se parë të këtij projekti hekurudhor në këtë pjesë, do të fillojë faza e dytë deri në Mitrovicë dhe faza e tretë deri në kufi me Serbinë.

Ndërsa Ramosaj, ka shprehur besimin që ky projekt të përfundojë sipas afateve të parapara.

Ai tha se punët kanë filluar në këtë stacion dhe momentalisht është duke u punuar edhe në katër stacione të tjera.