“Abetarja e të burgosurit”

4 vite më parë

“Abetarja e të burgosurit”

“Abetarja e të burgosurit”, udhëzuesi që informon të burgosurit që vuajnë dënimet në burgjet greke mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre, është botuar edhe në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ministria e Drejtësisë e ka publikur këtë udhëzues, pas ofertë së Ambasadës Shqiptare në Athinë për ta përkthyer këtë “abetare”, ku gjithësej janë botuar 3000 kopje, përafërsisht sa numri i shqiptarëve që vuajnë dënimet në Greqi.

Në udhëzues përshkruhen me hollësi në shqip të drejtat e të burgosurit, si arsimimi, e drejta e votimit, greva e urisë, informimi, ekstradimi etj. Por edhe detyrimet, si respektimi i rregullores së burgut, urdhërat e personelit, puna korrektuese, higjena etj.

Njohja e këtij udhëzuesi parashikon të ndihmojë të burgosurit të lirohen më shpejt dhe të bëjë më të lehtë kohën në burg. /TCH