Abazi thirrje këshilltarëve të Kukësit: Mos u merrni me Surroin, kërkojini Ramës dënimin e genocidit serb

2 muaj më parë

Abazi thirrje këshilltarëve të Kukësit: Mos u merrni me Surroin, kërkojini Ramës dënimin e genocidit serb

Me një vendim të paprecedent, Këshilli i qarkut të Kukësit i hoqi sot titutllin “Qytetar Nderi” publicistit dhe politikanit Veton Surroi me argumentin se ka bërë fushatë mediatike kundër UÇK.

Kreu i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, edhe pse nuk bie dakord me shumë qëndrime të Surroit, thotë se këshilltarët para se të merren me figura publike mund ti kërkojnë partisë së tyre dhe Kryeministrit të miratojë rezolutën për njohjen dhe dënimin e genocidit serb në Kosovë të cilën VV e kërkon prej një viti.

Abazi: Unë kam vetëm një thirrje për atë këshilltarë bashkiakë të Kukësit para se të vazhdojnë të merren me shqiptarët që kanë kritika nga UÇK, unë nuk pajtohem me qëndrimet e Surroit për UÇK, thirrja ime është që në vend që të merren me nisma të tilla ti çojnë një peticion Ramës dhe PS ti kujtojnë se kanë një kërkesë për rezolutën për njohjen dhe dënimin e genocidit të Serbisë, ti kërkojnë ta miratojë sa më parë në Kuvend. Kanë pasur me rast me vite.

Ata që kanë drejtuar Shqipërinë kanë një lloj frike për të treguar plagët që ka marrë ky komb. Genocidi në Kosovë është i fundit në një linjë të gjatë gjatë kolonizimit të Kosovës nga Serbia, kemi dhe dy genocide në jug të Shqipërisë nga Greqia në 1913-1914 dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Për këtë të fundit kaloi një rezolutë në 1994 në këtë Kuvend dhe njohu nevojën për ndërtimin e një memoriali, vendosi datën në kalendarin kombëtar por ai nuk ekziston, është kalendar që është mbajtur gjatë diktaturës. Kur erdhi në pushtet PS bashkë me PDIU u miratua një rezolutë por nuk u votua, nuk merret vesh me apo pa kuorum. Kur kërkojmë këtë rezolutë, nuk kërkojmë diçka simbolike por ripozicionimin e politikës së jashtme të Shqipërisë.Përmes këaj rezolute kërkojmë që të përcaktojnë 15 janarin si dita e genocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Të shpjegohet në kurrikulat arsimore./Oranews