A mund ta rikthejë rezultatin Barca? përgjigjet Suarez

4 vite më parë

A mund ta rikthejë rezultatin Barca? përgjigjet Suarez

Barcelona e ka humbur ndeshjen e parë ndaj PSG, me rezultat të thellë 4-0 dhe do të ketë mundësi ti përmbysë gjërat të mërkurën kur zhvillohet ndeshja e dytë, në kuadër të Champions League.

Për të avancuar tutje, Barces i duhet një fitore prej 5-0 dhe shumë po e cilësojnë si të pamundur, por i këtij mendimi nuk është Suarez, shkruan AktivPress.

“Do të jetë e vështirë ti rikthejmë gjërat, por nuk është e pamundur. Do të bëjmë gjithqka që ti tregojmë njerëzve Barcelonën e vërtetë”

“Nëse është një skuadër që mund ta rikthejë këtë rezultat, atëherë kjo skuadër është padyshim Barcelona”, tha Suarez. /AktivPress