A është kombi shqiptar sot ai që e kishin menduar Rilindasit?

12 muaj më parë

A është kombi shqiptar sot ai që e kishin menduar Rilindasit?

Historiani Jusuf Buxhovi ka folur lidhur me aspiratat shqiptare ndër shekuj dhe politikat strategjike të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, Buxhovi u pyet edhe lidhur me atë se sa janë përmbushur idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe cila është gjendja e popullit shqiptar sot.

“Në njëfarë mënyre është përmbushur. Përkundër që doli i copëtuar, shqiptarizmi ka prodhuar dy shtete. Nuk është përmbushur gjysma tjetër, që u përmbush më 2008, kur u shpall shteti i Kosovës”, tha Buxhovi.

Megjithatë, sipas tij, ka ende zhvillime që mund të ndodhin sipas asaj aspirate.

“Gati tri vilajete janë përmbush në aspektin shtetëror e politik. Ka mbetur vetëm edhe një gjysmë, ajo është Maqedonia”, tha historiani Jusuf Buxhovi.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ lidhur me politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë foli edhe njohësi i fushës Hajro Limaj, i cili është autor i shumë librave të kësaj natyre.

Në këtë edicion po ashtu u transmetua hulumtimi lidhur me strehimin në Kosovë të shtetasve turq që përkrahin lëvizjen ‘guleniste’ e që përndiqen nga Turqia e presidentit Recep Tayyip Erdogan./kallxo.com

Emisionin të plotë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: