A do të kërkojë Kurti shkarkimin e Hashim Thaçit?

2 javë më parë

A do të kërkojë Kurti shkarkimin e Hashim Thaçit?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të kërkojë shkarkimin e Presidentit Hashim Thaçi.

Blendi Fevziu: Është folur që mund të kërkoni shkarkimin e Presidentit të Kosovës, Zotit Hashim Thaçi. Është e vërtetë?

Albin Kurti: Ne gjithmonë e kemi kërkuar këtë gjë.

Blendi Fevziu: A do të merrni ndonjë akt në këtë drejtim, se sot keni vota?

Albin Kurti: Nuk kemi vota për ta bërë shkarkimin.

Blendi Fevziu: Po me ç’shkak do kërkoni ta bëni shkarkimin, se kjo kërkon edhe një argumentim?

Albin Kurti: Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje,është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim?

Albin Kurti: Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit.