A do të jetë kjo e treta e vërteta për Neymarin dhe Real Madridin?

10 muaj më parë

A do të jetë kjo e treta e vërteta për Neymarin dhe Real Madridin?

Deri tani Neymari dhe Real Madridi kanë biseduar për një transferim të mundshëm në dy raste dhe mbase tash, 12 vite pas, do të jetë e treta e vërteta.

Neymari ishte në prova te Real Madridi kur ishte 14 vjeç, pasi kishte mbërritur në kryeqytetin spanjoll me babanë dhe agjentin Wagner Ribeiro. Ai i pa objektet stërvitore në Valdebebas dhe u stërvit me lojtarë si Dani Carvajal, transmeton Express.

Ribeiro i kërkoi 60.000 euro për transferimin e tij, shumë të cilën Reali refuzoi ta paguante.

Në vitin 2013, Neymar i kaloi testet mjekësore me Realin në Brazil dhe madje nënshkroi kontratë. Pas përfshirjes së Barcelonës, Florentino Perez e dërgoi anëtarin e ekipit ligjor të klubit, Javier Lopez Farre, i cili pati thënë se marrëveshja ishte arritur.

Megjithatë, kërkesat e bëra nga Santosi dhe ndryshimi i kushteve të caktuara të kërkuara nga vetë lojtari bënë që Real Madridi të tërhiqej.

Tani, Neymari dhe Real Madridi janë lidhur ngushtë serish, dhe koha do të tregojë nëse në këtë rast do të jetë një përfundim i lumtur.  /Express/