84 vjeçarja në Shqipëri shërohet nga Covid-19

2 muaj më parë

84 vjeçarja në Shqipëri shërohet nga Covid-19

Një grua 84 vjeçare në Shqipëri ka fituar luftën ndaj Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Me këtë rast numri i të shëruarve në Shqipëri shkon në 154.

“Nënë Rukija, plot 84 vjeç, ka lënë spitalin infektiv e shëruar nga Covid-19. Tetë pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësorë e kanë mundur Covid-19”, ka shkruar ajo.

Më poshtë gjeni statistikat totale në Shqipëri, sa i përket Covid-19.