80 milionë euro letra me vlerë

2 vite më parë

80 milionë euro letra me vlerë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit 2017 numri i ankandeve për emetimin e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës arriti në 4. Vlera e shpallur në ankande e letrave me vlerë ishte 80.0 milionë euro.

“Gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, numri i bonove te thesari mbeti i ngjashëm më periudhën e njëjte të vitit paraprak, përderisa numri i fletë-obligacioneve shënoi rënie. Sa i përket shumës së emetuar, vlera e pranuar e bonove të thesarit mbeti e ngjashme krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, përderisa vlera e pranuar e fletë-obligacioneve shënoi rënie të ndjeshme”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së, raporton rtklive.

Sipas afatit të maturimit, struktura e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës vazhdon të tregon tendencë të zhvendosjes nga letrat me vlerë me maturitet afatshkurtër me 364 ditë në letra me vlerë me maturitet afatgjatë pre 5 viteve.

“Kategoria kryesore në strukturën e letrave me vlerë vazhdon të mbetet ajo e bonove të thesarit me afat maturimi 364 ditë, pasuar nga fletë obligacionet me afat maturimi pesë vite”, thuhet në raportin e Vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së.