8 veshje që duhet t`i hiqni nga gardëroba nëse s’doni të dukeni keq

3 muaj më parë

8 veshje që duhet t`i hiqni nga gardëroba nëse s’doni të dukeni keq

Mënyra se si dukemi ndikon shumë në mënyrën se si ndihemi. Shumica e njerëzve na gjykojnë nga veshja fillimisht, prandaj është e rëndësishme të dukemi bukur me ato që veshim. Por disa veshje na bëjnë të dukemi keq dhe Bright Side sjellë disa këshilla për veshjet që duhet të shmangni për t`u dukur bukur.

1

Pantallonat e shkurtra deri te kyçi i këmbës
Edhe pse janë shumë në modë, pantallonat që vijnë deri te kyçi i këmbës ju bëjnë të dukeni më e shkurtër, kështu që zgjidhni pantallonat e gjata.

2

Fustanet dhe fundet asimetrike
Fustanet dhe fundet asimetrike i bëjnë këmbët tuaja të duken më të shkurtra.

3

Fustane “kukullash”
Këto lloje fustanesh janë të përshtatshme për një vajzë 12-vjeçare, por jo për një të rritur. Plus që ju bëjnë të dukeni më e shëndoshë dhe më e gjerë.

4

Veshjet me fruda te beli
Veshjet me fruda te beli theksojnë belin tuaj, por edhe ju shtojnë disa kilogramë.

5

Pelerinat
Pelerinat nuk rekomandohen për vajzat e shkurtra, pasi ju bëjnë të dukeni edhe më e shkurtër nga sa jeni. Megjithatë nëse ju pëlqejnë dhe nuk doni të hiqni dorë, zgjidhni një pelerinë me gjatësi mesatare dhe me material të hollë.

6

Fustanet-bluza
Edhe pse janë bërë për të fshehur imperfeksionet e trupit, këto veshje i bëjnë vajzat e dobëta të duken çuditshëm në to, ndërsa ato të mbushura të duken të shëndosha.

7

Bluzat me jakë golf
Bluzat e ngushta me jakë golf nëse nuk vishen siç duhet e bëjnë qafën tuaj të humbë dhe thekson imperfeksionet e trupit.

8

Fustanet në formë A-je
Fustanet në formë A-je ju shtojnë disa kilogramë dhe nëse janë materiale të trasha ju bëjnë të dukeni çuditshëm. Zgjidhni një fustan që ju thekson belin më mirë.
/revistaclass/