8 mënyra të zgjuara për të përdorur furçën e vjetër të qerpikëve

3 muaj më parë

8 mënyra të zgjuara për të përdorur furçën e vjetër të qerpikëve

Më në fund u bëre mbarë të blije një maskarë të re për ta hedhur maskarën që e ke blerë para gjashtë muajsh. Urime! Por para se ta hedhësh, shiko këto tetë mënyra përdorimi të saj. Thjesht laje më parë duke e fërkuar me shampo mes gishtash dhe është gati.

Përdore për të krehur vetullat

Vetullat e plota dhe të rregullta janë në modë. Të çrregulltat, nuk janë.

Pastro rrjetën e tharëses së flokëve

Në fillim, hiqe nga prize! Pastaj hiq mbeturinat e ngelura në rrjetë me fijet e furçës.

Pastro konturet e rubinetave

Përdor këtë furçë për të arritur në vende ku asgjë nuk hyn.

Pastro me shpejtësi piletën e dushit

Ktheje furçën në një shkop magjik. Mrekullia do duket kur të dalin fijet e flokut nga errësira e piletës.

Shtrues fijesh të pabindura

Spërkat pak llak flokësh mbi furçë dhe krih me të fijet e vogla dhe tufëzat e pabindura.

Ndani qerpikët e lyer

Uf! Maskara është grumbulluar me kokrra mbi qerpikë. Përdor një furçë të pastër për të ndarë qerpikët dhe për të larguar atë pamje të çuditshme.

Pastro bizhuteritë delikate

Fijet e buta do të ndihmojnë të hysh brenda hapësirave të ngushta pa i dëmtuar.

Eksfolio buzët

Zhyte furçën në balsam buzësh dhe fërkoje butësisht mbi buzë. Voila: nuk ke pasur kurrë buzë kaq të buta./Revistaclass