79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 javë më parë

79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të martën në Kosovë janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus, përderisa 71 persona janë regjistruar si të shëruar.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, njofton IKSHPK, transmeton AktivPress.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 1.577, kurse raste aktive janë 1.250.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale, sipas IKSHPK-së, duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thotë IKSHPK.

AKTIV PRESS