7 mënyrat për rregullimin e problemeve të Windos’it

4 javë më parë

7 mënyrat për rregullimin e problemeve të Windos’it

Muajt kalojnë, dhe Windows funksionon, por me kalimin e kohës kompjuteri juaj ngadalësohet. Dosjet nuk hapen si duhet, ka bllokime të kompjuterit dhe duhet ta fikni atë. Kështu sistemi juaj ka nevojë për rregullime të ndryshme.

Nëse nuk doni që ta gjuani kompjuterin tuaj, atëherë këtu mund të i gjeni këshillat e rregullimit të problemeve me Windows.

Monitorimi i sistemit përmes ‘Free task manager’
Programi falas i Microsoft’it, Process Explorer, ju ndihmon juve që t’i gjeni programet që ju shkaktojnë probleme në kompjuter. Ky program ju tregon informata mbi atë se cilin program kompjuteri juaj mund ta përballojë, dhe ju ndihmon që t’i hapni ato të cilat nuk i përballon.

Identifikoni problemet e Wi-Fi’së me këtë aplikacion
Aplikacioni falas i Microsoftit, Wi-Fi Analyzer, ju ndihmon që më së miri të i gjeni problemet që lidhen me internet, e të cilat vinë nga përdorimi i një kohe të gjatë të kompjuterit tuaj. Versioni bazik i këtij programi është tërësisht falas. Ndërsa për versione më të avancuara duhet të paguani.

Gjeni se cilat pajisje lidhen me rrjetin tuaj
Aplikacioni Angry IP Scanner, funksionn në Windoës, Mac OSX dhe Linux. Ky program ju mundëson që t’i gjeni më shpejtë IP adresat dhe skanerin e portës. Përdoret për të gjetur se çfarë pajisje përdoren në shtëpi ose në biznesin tuaj, vetëm përmes Wi-Fi’së.

Shikoni se sa i ngarkuar është disku dhe pastrojeni atë
WinDirStat funksionon për çdo version të Windows’it, madje edhe atë të vitit 1995. Ky aplikacion ju ndihmon juve që më lehtë ta vëzhgoni ngarkueshmërinë e diskut dhe më lehtë mund ta pastroni atë.

Monitorimi dhe menaxhimi i sistemit operues të Windows’it
Përmes programeve të ndryshme ju mund që të arrini ta menaxhoni dhe monitoroni sistemin e kompjuterit tuaj. Sysinternals Suite është aplikacion i cili mund të shkarkohet falas dhe ju ndihmon në lehtësimin e kësaj pune.

Pastrojeni thellë “hard drive”
Malwarebytes, është i dizajnuar për t’i detektuar të gjitha problemet që mund t’i keni me “hard drive” të kompjuterit tuaj. Ky program ndalon sulmet e pa pritshme dhe limiton qasjen në ueb sajte që kanë përmbajtje të dëmshme për kompjuterin tuaj.

“Debug Microsoft”
Debug Diagonstics Tool është një tjetër mundësi që sistemin tuaj ta ruani nga ngarkesat e pa nevojshme, nga ngadalësimi i kompjuterit dhe dëmitimet në memorien e tij.