68 të lënduar nga tërmetet në Shqipëri

2 muaj më parë

68 të lënduar nga tërmetet në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se nga tërmetet e sotme janë lënduar 68 persona, raporton Ora News.

53 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë.

“Aktualisht te Trauma janë 21 qytetarë. Nga momenti i tërmetit janë 53 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Situata është e qetë”, ka thënë ajo.

Në Shqipëri një tërmet i fortë goditi sot pasdite vendin pak pas orës 16:00. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrësit ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.

Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët.