47 mijë euro për 290 fermerë të Vitisë

3 vite më parë

47 mijë euro për 290 fermerë të Vitisë

Mbi 290 fermerë të komunës së Vistisë, pritet të përfitojnë prej një projekti 47 mijë eurosh, në fushën e blegtorisë, pemëtarisë, perimeve dhe bletarisë.

Ky lajm është bërë i ditur nga komuna e Vitisë, pas nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti dhe Grupit Lokal të Veprimit “Vitia” të  mbështetur nga Helvetas Sëiss Intercooperation.

“ Viti 2017 ka filluar mbarë në komunën e Vitisë, sepse së shpejti do të fillojmë implementimin e projekteve të shuma të cilat do t’i realizojmë në bashkëpunim me partnerët tanë. Natyrisht se  projektin për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas Intercooperation është një ndër partnerët tanë më të mire me të cilën kemi realizuar projekte të shumta në interes të qytetarëve tanë në veçanti në sektorin e bujqësisë dhe gjenerimit të ardhurave”, u shpreh kryetari Haliti, pas nënshkrimit të këtij memorandumi.

Kurse Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi bëri me dije se me këtë projekt do të mbështetën fermerët Vitias  të cilët do të rrisin prodhimin e tyre, do të përmirësojnë cilësinë e produkteve, do të gjenerojnë  më shumë të ardhura dhe njëkohësisht do të sigurojnë vendet e tyre të punës.

Përndryshe shuma totale e projektit në fjalë pritet të jetë mbi 47,000 euro.  Nga kjo shumë, Komuna dhe fermerët do të financojnë mbi 70% ndërsa projekti do të mbuloj pjesën tjetër në trajnimin e fermerëve./AktivPress