40 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

7 muaj më parë

40 sportistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka miratuar listën prej 40 sportistëve nga 12 federata sportive, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor deri më 1 korrik 2018 në Tarragona të Spanjës.

Sportet e xhudos, karatesë dhe notit kanë më së shumti garues, nga pesë sosh.

Nga xhudo do të marrin pjesë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, kurse bashkë me ta do të udhëtojnë edhe trajneri kampion olimpik, Driton Kuka dhe kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila do të jetë në cilësinë e trajneres.

Nga karate janë: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi, Orges Arifi, Fortesa Orana dhe Adelina Rama.

Atletika, boksi, përfaqësohen me nga katër garues.

Në Tarragona do të udhëtojnë edhe dy ekipe të Beach Volejbollit, në konkurrencat e meshkujve dhe femrave, si dhe një ekip i pingpongut (meshkujt). Bashkë me sportistët do të udhëtojnë edhe 13 trajnerë.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, po ashtu vendosi që sportistët t’i dërgojë në përgatitje.

Kosova merr pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Lista e sportistëve dhe trajnerëve që do të përfaqësojnë Kosovën në LM Tarragona 2018

Xhudo: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, LorianaKuka dhe Laura Fazliu. Trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi

Karate: HerolindNishevci, AlvinKaraqi, Orges Arifi, Fortesa Orana, Adelina Rama. Trajner: Isak Curri.

Noti: Dasar Xhambazi, DionKadriu, Dren Ukimeraj, EdaZeqiri, Fjorda Shabani. Trajner: Ardian Hamiti.

Boksi: Besfort Merlaku, Dielli Vranoci, Patriot Behrami, ViolantSylejmani. Trajner: ShefkiBogujevci.

Atletikë: Astrit Kryeziu, Gresa Bakraçi, MusaHajdari, Vijona Kryeziu. Trajner: Zijadin Kryeziu

Shigjetari: ArditaZejnullahu, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani. Trajner: Fehmi Bylykbashi

Tenis: BleartaUkëhaxhaj, Burim Bytyqi, Granit Bajraliu. Trajner: Jeton Hadërgjonaj.

BeachVolejboll: Armend Berisha, FatonMustafa, Valmira Ramadani, Vildane Jashari. Trajner: Abedin Ibrahimi.

Pingpong: FatihKarabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Mentor Shabani. Trajner: Baton Çitaku.

Taekwondo: Butrint Ejupi, Qëndrim Sejfijaj. Trajner: NuhiGashi

Peshëngritje: LeonoraBrajshori. Trajner: UzeyirHaciyev.

Shenjëtari: NexhatSahiti. Trajner: BislimMusliu./AktivPress/