4 miliardë euro kërkesa nga Organizatat Buxhetore në MF

3 vite më parë

4 miliardë euro kërkesa nga Organizatat Buxhetore në MF

Ministri  Financave Avdullah Hoti dhe Zëvendësministri Agim Krasniqi priten sot në takim studentet e Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka” të degëve të Financave dhe Kontabilitetit, ku i informuan ata për zhvillimet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Financave.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se Ministria e Financave si promotor i zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit,  ka për obligim të hartoj Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Buxhetin e Kosovës, të krijoj Planin për borxhin e brendshëm dhe atë të jashtëm, si dhe të krijoj politika Fiskale të cilat e përmirësojnë klimën e të bërit biznes në Kosovë, por edhe rrisë të hyrat buxhetore në Buxhetin e Kosovës.

Ai  i njoftoi studentet e Universitetit “Haxhi Zeka” për  rrjedhën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, si dhe për anëtarësimin Kosovë në Institucionet Financiare Ndërkombëtare, ku theksoi se Kosova kohëve të fundit nga këto Institucione ka marrë vlerësime shumë te mira sa i përket krijimit të kushteve të të bërit biznes, por edhe për transparencën financiare.

Zëvendësministri, Agim Krasniqi theksoi se Ministria e Financave  shumë herë është  e shtrënguar sa i përket ndarjeve buxhetore për Organizatat Buxhetore për shkak të mundësive të kufizuara buxhetore.

Ai gjithashtu bëri të ditur se kërkesat e organizatave buxhetore vetëm për këtë vit në total kanë qenë katër miliardë euro, ndërsa buxheti është planifikuar të jetë mbi 2 miliardë. Sipas tij Ministri ae Financave në bashkëpunim edhe me organizatat buxhetore ka bërë harmonizimin e  kërkesave të tyre ku prioritet iu është dhënë fushave me rëndësi të veçantë të këtyre organizatave buxhetore.

Ndërsa,  studentet e Universitetit të Pejës Haxhi Zeka theksuan se vizitat si kjo janë shumë të rëndësishme për ta, për shkak se ndikojnë në pasurimin e dijes së tyre rreth institucioneve të shtetit të Kosovës  e në veçanti të Ministrisë së Financave, e cila mund të jetë një ndër vendet ku ata dëshirojnë të punojnë në të ardhmen.

Me këtë rast, studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”  i ndanë Mirënjohje  ministrit Avdullah Hoti dhe zëvendësministrit Agim Krasniqi .

Gjatë kësaj vizite, Studentët e Universitetit Publik të Pejës “Haxhi Zeka”,  të shoqëruar edhe nga zëvendësministri Agim Krasniqi, vizituan edhe stafin e Ministrisë së Financave, ku u njoftuan për së afërmi me punën dhe aktiviteteve të secilit departament në kuadër të kësaj Ministrisë së Financave./Aktivpress