370 milionë euro të hyra nga letrat me vlerë

4 vite më parë

370 milionë euro të hyra nga letrat me vlerë

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar në raportin për Vlerësimin e ekonomisë së Kosovës, se deri në shtator 2016, numri i ankandeve për emetimin e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës arriti në 15, sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Financave.

Vlera e shpallur në ankande ishte 375 milionë euro. Deri në shtator 2016, Qeveria e Kosovës ka shpallur vlerë më të vogël të bonove të thesarit krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

“Ka shpallur numër më të madh të fletë-obligacioneve, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak (tabela 2). Sa i përket shumës së emetuar, ajo mbeti e njëjte me vlerën e shpallur si për bono të thesarit ashtu edhe për fletë-obligacione”, thuhet në raportin e BQK-së.