Qeveria lëshon 20 milionë euro letra me vlerë

3 vite më parë

Qeveria lëshon 20 milionë euro letra me vlerë

Qeveria e Kosovës ka përmbyllur sot Ankandin e 100-të me radhë të Letrave me Vlerë. Në këtë ankand u ofertuan Obligacione Thesari me maturitet 5 vjeçar në vlerë nominale 20 milion euro. Shuma e ngritur do të shërbej për rifinancimin e Obligacioneve të emetuara 2 vite më parë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi interesim për blerje të letrave me vlerë në vlerë 44.62 milion euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milion Euro.

“Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave përcjell AktivPress.

Normat e ulëta thuhet se nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV004-17 janë, sipas Ministrisë së Financave janë vetëm Bankat me: 19.99 milion euro./AktivPress