25 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë në Spitalin e Pejës

2 muaj më parë

25 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë në Spitalin e Pejës

133 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sa i përket gjendjes së tyre: katër pacientë janë në respiratorë (CPAP), 93 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Vetëm një lindje ka qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore.

265 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3,511 analiza, ndërsa janë kryer tre operacione. 137 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 133 Rëntgena, 14 EHO dhe 10 CT-ja.