216 raste të reja me koronavirus në Kosovë

4 javë më parë

216 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, sot janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 216 raste kanë rezultuar pozitive, transmeton AktivPress.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 nga gjithësej 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri tani kanë vdekur 102 persona.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar 40 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 2.267 .

Raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2.562.

AKTIV PRESS