2 vjet pa gjumë, çifti zbulon arsyen e tmerrshme

4 javë më parë

2 vjet pa gjumë, çifti zbulon arsyen e tmerrshme

Për dy vjet me radhë një çift spanjoll e pati thuajse të pamundur të filinte mirë. Shkak ishte një koshere masive prej 80 mijë bletësh në murin e shtëpisë së tyre. Bashkëshortët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, ndjenin një zhurmë konstante në muret e dhomës së tyre të gjumit, por nuk e dinin se çfarë ishte.

Derisa çifti, i cili banon në Pinos Puente, pranë Granadas së Spanjës, vendosi që më në fund të ekzaminonte muret e shtëpisë. Ata u tronditën kur zbuluan një koshere masive, fare pranë vendit ku flinin. Për pastrimin e saj u angazhua një bletërritës i zonës. Sergio Guerrero tha se në mur ishin të paktën 80 mijë insekte.

Ato ishin shtuar me kalimin e viteve duke zënë një pjesë të madhe të murit dhe thuajse të gjithë lartësinë e dhomës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, Guerrero tha se nuk mund ta kuptonte “sesi çifti kishte jetuar për gati dy vjet me një numër kaq të madh bletësh”./Dita