183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 muaj më parë

183 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK. sot janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 183 kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 3.886 nga gjithësej 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, transmeton AktivPress.

Deri më tani janë regjistruar 82 raste të vdekjes, të cilat thuhet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 2.003 raste. Raste aktive aktualisht janë 1.801.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, njofton IKSHPK.

AKTIV PRESS