17 familje për 10 muaj kanë jetuar pa energji elektrike

2 muaj më parë

17 familje për 10 muaj kanë jetuar pa energji elektrike

17 familje të vendosura në ndërtesën e banimit social në Stan Tërg të Mitrovicës më në fund kanë fituar dritën, pasi që Komuna e Mitrovicës ka pranuar ta paguajë një borxh të krijuar nga shfrytëzimi i energjisë elektrike në të ashtuquajturat “bankhauza” të banuara nga familjet me nevojë, për të cilin zyrtarët komunalë të Mitrovicës thonë se nuk ka qenë i tyre.

Për 10 muaj 17 familje kanë jetuar në ndërtesën e banimit social në Stan Tërg në terr të plotë, pasi që me përurimin e ndërtesës nuk është lëshuar edhe rryma. KEDS-i dhe KESCO nuk kanë pranuar ta lëshojnë rrymën pa ua paguar një borxh, që ishte krijuar nga shfrytëzimi i energjisë elektrike në të ashtuquajturin “bankhauza”, të banuar nga familje në nevojë.

Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, ka shpjeguar se më në fund ka përfunduar “saga fatkeqe” pothuajse 10-muajshe e mungesës së energjisë elektrike në ndërtesën me 17 banesa për raste sociale në Stan Tërg./Zëri