152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

1 muaj më parë

152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, sot janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 3.508 nga gjithësej 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, transmeton AktivPress.

Deri më tani janë regjistruar gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar 28 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok”, njofton IKSHPK.

AKTIV PRESS