14 vjeçarja zgjedh problemin e veturave me ‘këndin e vdekur’

7 ditë më parë

14 vjeçarja zgjedh problemin e veturave me ‘këndin e vdekur’

Duke përdorur disa pajisje të lira teknologjike të cilat gjendet pothuajse në çdo dyqan teknologjik një 14 vjeçare ka arritur që të eliminoj ‘këndin e vdekur’.

Alaina Gassler nga West Grove të Pennsylvania ka krijuar një mënyrë të zgjuar për të eliminuar ‘këndin e vdekur’ i cili krijohet nga shtyllat anësore të veturave, transmeton Koha.net.

Gassler, e cila është shumë e re për të pasur leje të vozitjes e ende nuk e ka përjetuar ‘këndin e vdekur’, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të zgjedh këtë problem të cilin prodhuesit e veturave e kanë injoruar.

Zgjedhja e saj përfshinë instalimin e një kamere nga jashtë e instalimi i një projektori nga brenda, i cili në kohë reale reflekton pamjen e jashtme në shtyllë.

Pjesët specifike të bëra nga printeri 3D e kanë lejuar atë që në mënyrë të përsosur të projektoj videon në shtyllë, e që shoferit do të ju duket sikur sheh përtej saj.

Shpikja e saj ishte pjesë e projektit të quajtur “Përmirësimi Automobil i Sigurisë duke Eliminuar Këndin e Vdekur” në të cilin Gassler ka prezantuar shpikjen e saj.

Shpikja e saj ishte e mjaftueshme që ajo të fitoj vendin e parë në këtë garë, Samueli Foundation Prize, nga i cili Gassler ka fituar gjithashtu 25 mijë dollarë.

Shpikja e Gassler ende nuk është e gatshme që të instalohet në vetura, por kjo teknologji tashmë ekziston e do të lejohet që të instalohet në vetura pa u cilësuar si ‘shpërqendrim për shoferët’.