13 ushqimet për gratë shtatzëna

2 javë më parë

13 ushqimet për gratë shtatzëna

Kur jeni shtatzënë, e gjeni veten duke ngrënë ushqime të gjithëllojshme, pvarësisht nëse janë të shëndetshme apo jo. Pra, tundimi “për të pickuar” gjatë gjithë kohës është shumë i madh. Ekspertët e ushqimit këshillojnë që në rastet e dëshirës për ushqim të sintonoheni me kërkesat e trupt tuaj dhe të siguroheni që po hani gjërat e duhura. Nutricionistja Henrietta Norton liston 13 ushqimet kryesore që duhet të hani gjatë shtatzanisë:

Kuinoa
Kuinoa është një ushqim i shëndetshëm, mjaft e lehtë për t’u përgatitur e mbushur me magnez dhe fibra, çka ndihmon në ruajtjen e nivelit të duhur të energjisë, ndërsa ju mban të ngopur. Gjithashtu është ndër të vetmet bimë ushqimore që përmban proteina në masën e duhur si dhe amino acide. Këto të fundit nuk prodhohen nga trupi kështu që ngrënia e tyre si në sallatë, makarona apo oriz është një mënyrë e mirë për t’u siguruar që ju dhe bebi juaj po merrni amino acidet e nevojshme.

Avokado
Avokado ju jep folatet, vitaminat B dhe vitaminën E. Acidi folik ndihmon në zhvillimin korrekt të shtyllës kurizore dhe trurit të bebit tuaj. Avokado i përmban të gjitha vitaminat B, përveç vitaminë B 12. Kompleksi i kësaj vitamine i jep shëndetit një sërë përfitimesh, që nga tretja e lehë deri tek inkurajimi i qelizave të kuqe çka ndihmon sistemi imunitar. Ndërsa vitamina E ndihmon në zhdukjen e radikaleve të lira. Të gjitha këto prova vërtetojnë se avokado është një superushqim sidomos për gratë shtatzëna.

Orizi kaf
Ky lloj orizi ju siguron acidin folik, kalciumin, magnezin, zinkun, hekurin dhe proteinat. Këto element ushqimorë, minerale dhe protein në thelbësorë për prodhimin, riparimim dhe fuksionimin.

Farat e kungullit
Farat e kungullit janë një burim i pafund i zinkut, magnezit, proteinave dhe fibrave. Këto vitamina dhe element ushqimorë janë jetësorë për trupin e njeriut dhe zhvillimin e bebit tuaj. Blini pako me fara kungulli që t’i hani sa herë që ju merr uria ose përdorini në sallatë.

Farat e lulediellit
Njësoj si farat e kungullit, edhe ato të lulediellit ofrojnë shumë të mira shëndetësore. Do të merrrni dhe vitaminën C, aq të nevojshme për sistemin imunitar. Shtojini në mëngjesin tuaj, piqini në bukë ose mund t’i hani në pjatat të tjera.

Bajamet
Bajamet janë një përbërës me përdorim pa fund në ëmbëlsira apo gatime të tjera. Përmbajnë magnez, kalcium, zink, acid folik, vitaminat B, vitamin E, proteina dhe fibra. Kjo e bën atë një nga ushqimet më të shkëlqyer, për të marrë të gjithë elementët e nevojshëm vetëm në një grusht.

Arrat braziliane
Seleni, një mineral që gjendet zakonisht në tokë, përmban antioksidantë që ndihmojnë për të luftuar sëmundjet dhe tiroiden, që të funksionojë në një nivel të shëndetshëm. Fatmirësisht, arrat braziliane përmbajnë sasinë më të lartë të selenit, po aq sa vitamina E, magnezin, proteina dhe fibra.

Vezët
Për shumë njerëz, vezët nuk do të ishin një zgjedhje konsumi gjatë shtatzanisë, por me siguri nuk i dinë vlerat dhe masën e elementëve ushqyes që mund të marrin prej tyre. Sigurisht që e dimë që përmbajnë proteina, por a e dini që mbajnë edhe vitamina A, Vitaminë B12, vitaminë D, Vitaminë K, hekur, selen dhe jod?

Perime me gjethe jeshile
Këto lloj perimesh janë shumë të thjeshta për tu futur në dietën tuaj. Përmbajnë më së shumti acid folik, magnez, vitaminë C dhe fibra.

Kajsi të thata
Janë fruta mjaft të shijshëm, të mbushura me sheqer natyral dhe përmbajnë hekur po aq sa dhe beta karoten. Efektet antioksidante të beta karotenit janë të pafund, sidomos në rritjen e imunitetit të trupit.

Lëngu i pulës
Lëngu i pulës përmban të gjitha llojet e mineraleve, amino acidet themelore, po ashtu dhe proteina. Është një super supë. Shtoni pak makarona dhe erëza ta bëni shumë të shijshme.

Thjerrëzat
Thjerrëzat janë një ndër ushqimet më të preferuara kur vjen puna për të marrë të gjitha vitaminat dhe lëndët ushqyese, pa përmendur acidin folik, hekurin dhe fibrat. Përdorini në të gjitha gatimet.

Kosi
Konsumimi i kosit ju siguron juve dhe bebit të gjitha vitaminat B, kalciumin, magnezin, proteinat dhe florën e mirë. Kjo lloj flore kur ndërhyn në florën e stomakut tonë, rrit aftësinë e përthithjes së ujit, redukton masën e baktereve të dëmshme dhe shton qelizat e stomakut të njeriut.