“13 deputetë janë arvanitas”, sëmurët rëndë politikani grek që tronditi parlamentin në Athinë

3 javë më parë

“13 deputetë janë arvanitas”, sëmurët rëndë politikani grek që tronditi parlamentin në Athinë

Ish-deputeti dhe historiani grek Manolis Glezos është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet spitalore të Athinës bëjnë me dije se ai ka probleme me frymëmarrjen.

Sipas autoriteteve greke mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar edhe pse mbetet e rendë

Glezos është një simbol në Greqi për shkak të qëndrimeve të tij si edhe pjesëmarrjes në luftën e Dytës Botërore.

Ish-deputeti pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas./oranews