11 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

1 muaj më parë

11 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Njëmbëdhjetë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar njjë 26-vjeçar që ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit të çantës së dorës, të riut iu gjetën dhe sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, 26-vjeçari në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie. Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 29-vjeçar me iniciale S. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një dorezë metalike.

Kurse, Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1 ndaluan E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan: O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. /abcnews.al