4-vjeçarja që ka lexuar me shumë se 1000 libra

3 vite më parë

4-vjeçarja që ka lexuar me shumë se 1000 libra

Daliyah Marie Arana ka lexuar më shumë se 1000 libra ndonëse është vetëm katër vjeç.

Kjo  do të thotë se ajo ka lexuar 250 libra në vit, ose katër libra në javë.

Vajza e cila jeton në shtetin e Georgias (SHBA) është e apasionuar pas leximit. Ajo është edhe e ftuara zyrtare më e vogël e Bibliotekës së Kongresit, e njohur ndryshe si Biblioteka Kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vogëlushja pati dhe një mision zyrtar, atë të bibliotekares për një ditë.

Në një video të publikuar në youtube, Daliyah ka thënë : ‘’Letërsia është arti më i pavdekshëm, që mund të ekzistojë ‘’.

Pasioni për artin e bukur të letrave i është ngjizur nga e ëma, e cila i lexonte libra të bijës që nga dita e parë e lindjes. Ajo arriti të lexojë e vetme librin e saj të parë kur ishte vetëm 3 vjeç.

Vajza ka një fjalor që do ta kishin zili edhe më të rriturit, elokuent dhe shumë të pasur. Kjo është edhe arsyeja që e ëma e regjistroi në bibliotekën lokale e “1,000 Books Before Kindergarten “.

Edhe pse vogëlushja e kaloi rekordin duke lexuar 1200 libra për fëmijë, ajo dëshiron të arrijë shifrën e 1500 librave./EO