10 mijë euro dënim për ndryshim të kilometrave të veturës

2 vite më parë

10 mijë euro dënim për ndryshim të kilometrave të veturës

Ligji i ri për automjete ka paraparë gjoba deri në 10 mijë euro, për ndryshimin e kilometrave të kaluar në automjete, sepse shumë autosallone i ndryshojnë kilometrat e automjeteve pra bëjnë falsifikime.

Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – që nënkupton leximin e odometrit

Nebih Shatri i cili është bartës i ligjit për automjete në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës tha se ky ligj ka për qëllim ta mbroj pronarin e ri të automjetit, prandaj në momentin që i bartet pronësia atij, ai obligohet me të gjitha përgjegjësitë duke e përfshirë edhe kontrollimin teknik të veturës.

Shatri foli edhe për gjobat me rastin e ndryshimit të kilometrazhit, duke treguar se ata kanë propozuar që këto gjoba të janë më të larta por komisioni parlamentar i ka ulur, njëkohësisht këto veprime i cilësoi me paramendim si penale dhe jo kundërvajtëse.

Kurse eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj, deklaroi se ky ligj është i përkthyer bukfalisht nga shteti slloven.

Ai më tej shtoi se ky ligj është i treti që Ministria e Infrastrukturës po e bën në kundërshtim me normat teknike të Kosovës./tribuna